Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij aktori i famshëm

Showbiz

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij aktori i famshëm

Dieter Brummer ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare.

Aktori u gjend i vdekur nga policia brenda banesës së tij në 'Glenhaven' afër Sidneit.

Policia tha se vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij aktori i famshëm

Në deklaratën e publikuar nga familja e aktorit thotë: “Ne e humbëm Dieter-in tonë të bukur, të talentuar, gazmor, të komplikuar dhe të dashur, të shtunën në mëngjes. Ai ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe bota kurrë nuk do të jetë më njëlloj”.

Brummer ishte një aktor i suksesshëm i periudhës 1992 dhe 1996 duke fituar zemren e shumë fansave në mbarë botën.

ME TE LEXUARAT