Horoskopi 28 korrik, ja çfarë parashikojnë yjet ditën e sotme

Soft

Horoskopi 28 korrik, ja çfarë parashikojnë yjet ditën e

Dashi; Yjet janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja e zodiakut gjatë ditës së mërkurë.

Demi; Me Mërkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë.

Binjakët; Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorin më delikat, atë të dashurisë.

Gaforrja; Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, ndoshta pas një dite jo edhe aq të mirë të së martës por mos u ligështoni.

Luani; Dita e mërkurë pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse Marsi mund t’jua errësojë disi prishmëritë.

Virgjëresha; Përgatituni për një ditë shumë intensive, pasi Mërkuri në shenjë stimulon pikërisht aspektin e punës, ndërkohë që humori juaj do të jetë alternativ.

Peshorja; Edhe pse mund t’ju duket se nuk do të arrini atë që mendoni, mos u tërhiqni, sepse pikërisht në finish nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve.

Akrepi; Jeni dhe do të vazhdoni të jeni shumë të nxituar edhe këtë periudhë, për arsye se keni Marsin marramendës mbi kokë.

Shigjetari; Në pritje të hyrjes së Mërkurit në shenjë, më mirë të prisni dhe të reflektoni, sesa të merrni vendime për të cilat shumë shpejt mund të pendoheni.

Bricjapi; Kuadri yjor është i favorshëm, sidomos në pjesën e dytë të ditës së mërkurë 28, por duhet të tregoheni më aktivë në mënyrë që të arrini maksimumin.

Ujori; Një përshpejtim i menjëhershëm i ritmeve tuaja mund t’ju zërë disi në kundërkohë, por do të jetë shumë i dobishëm sepse do të konkludoni një punë.

Peshqit; Edhe pse do të jeni shumë të impenjuar dhe ndoshta më shumë se në një drejtim, fusha më interesante për ju e mërkura mbetet dita e dashurisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion