Aksident i rëndë në “Bypass-in” e Fierit, vdes shoferja 19-vjeçare, plagoset pasagjeri

Aktualitet

Aksident i rëndë në “Bypass-in” e Fierit, vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku për pasojë ka humbur jetë një 19-vjeçare. Mësohet se shtetësja Xh.M, po drejtonte makinën tip Benz, por nga shkaqe ende të paqarta, ajo ka dalë nga rruga. Ajo është dërguar për në spital, por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve, duke ndërruar jetë pa mbërritur. Ndërkohë që pasagjeri, një 21-vjeçar, është në spital, gjendja e të cilit nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT