"Të dua vëlla", u lirua nga burgu pasi vrau shokun, Marjus Dema pritet ngrohtë nga miku i tij

Aktualitet

"Të dua vëlla", u lirua nga burgu pasi vrau shokun, Marjus

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Marjus Dema, 28-vjeçari, i cili vrau pa dashje shokun e tij Memet Qema. Gjykata e apeltit ka ndryshuar vendimin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndërkaq në ditën e tij të parë të lirisë ai është pritur nga një tjetër mik që ishte pjesë e ngjarjes, Blerim Hotin, i njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia.


Ndërkohë përmes një video që dy të rinjtë kanë publikuar në rrjetet sociale, shihet momenti kur  Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë:”Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla”.

“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 10 majit në Tiranë, ku 28 vjeçari në një grup shokësh duke bërë shaka me njëri tjetrin ka shkrepur në një moment armën pa e ditur se fisheku I saj do I merrte jetën shokut të tij Mehmet Qema. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion