Tronditëse/ Ishte hetim për atentatin mafioz ndaj gjyqtarit, ish-kreu i Policisë gjendet i pajetë në banesën e tij

Bota

Tronditëse/ Ishte hetim për atentatin mafioz ndaj gjyqtarit, ish-kreu

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, 78 vjeç, është gjetur i pajetë këtë të shtunë në banesën e tij në fshat. Sipas mediave italiane, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa ngjarja vjen në një kohë kur ndaj tij po zhvilloheshin hetime nga Prokuroria e Kalatanisetës.

Familjarët u alarmuan pasi De Gennaro nuk u përgjigjej telefonatave dhe njoftuan policinë ku pas kontrollit të banesës, ai u gjet pa shenja jete.

Sipas raportimeve, 78-vjeçari ishte tërhequr nga kontaktet me të tjerët që prej kontrollit të banesës së tij në kuadër të hetimeve. Më 1 dhjetor pritej që gjykata të shqyrtonte kërkesën për arrestimin e tij, pasi gjyqtari i hetimeve paraprake e kishte rrëzuar më herët këtë kërkesë. Prokuroria kishte paraqitur ankim dhe kërkuar sërish masën e arrestit.

Vdekja e De Gennaros ka shkaktuar reagime të shumta në Itali. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, e cilësoi atë një funksionar të rëndësishëm të shtetit, i cili i kishte shërbyer vendit në poste të larta gjatë periudhave të vështira historike. Ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e cilësoi atë viktimë të proceseve që, sipas tij, janë zhvilluar jashtë sallave të gjyqit. Edhe Matteo Salvini e konsideroi De Gennaron viktimë të një sulmi që nuk e meritonte.

Reagim pati edhe nga Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit të vrarë Paolo Borsellino, i cili akuzoi Prokurorinë e Kalatanisetës për përgjegjësi në atë që ndodhi. Ai vuri në pikëpyetje kompetencën e kësaj prokurorie për hetimin, duke pretenduar se çështja duhej të ndiqej nga Prokuroria e Palermos.

Sipas Borsellinos, hetimi synonte të zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësitë e mundshme të njësisë ROS të Karabinierëve dhe shërbimeve sekrete për zhdukjen e të ashtuquajturës “agjenda e kuqe” të Paolo Borsellinos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion