Vështirësitë e fillimit, Soni Malaj tregon paragjykimet që e kanë përndjekur: Hajt se prej Tropoje, maloke

Këngëtarja Soni Malaj ka rrëfyer për herë të aprë vështirësitë që ka hasur në fillimet e saja në muzikë. Ajo në emisionin e mëngjesit të ABCnews ka treguar se është paragjykuar sepse është nga Tropoja, duke e quajtur maloke.
“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin për shembull ‘hajt se prej Tropoje, maloke’. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë.

Nuk kam pasur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. Më shërbeu, sepse nuk merreshin shumë me mua. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë. Shumë e thonë edhe ‘ok, çfarë të bësh’.

Largimi nga Tropoja nuk ka qenë aq shumë i dëshiruar nga unë. Ka lënë një lloj traume fëmijërore dhe kam vendosur të mos kthehem përkohësisht, sepse në mendësinë time kam dashur ta lë po ashtu. Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior.
Thoshte gjithmonë ‘ji me këmbë në tokë’. Kishte pjesën e virtyteve. Nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ‘ti je femër, duhet me qenë serioze’.
E kishte bezdi të mospasurit një personalitet të fortë dhe karakter. Ndonjëherë kur mbaroja ndonjë performancë në skenë, thoja ‘ok, po pres derisa t’i zërë gjumi që të kthehem në shtëpi”, tha ajo


