Ariu i copëton trupin 42-vjeçarit në Rusi, miqtë e tij shohin gjithë ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi. Mësohet se Yevgeny Starkov, 42 vjeç, ishte bashkë me një grup në udhëtim, kur është sulmuar dhe coptuar nga një ari. Miqtë e tij e kanë parë gjithë skenën e frikshme, ndërsa treguan detajet e ngjarjes.
Sipas tyre, po paketonin gjërat kur erdhi ariu. Ata e lanë mikun në pamundësi për të bërë diçka, nisur drejt qytetit për të raportuar problemin.
“Filluam t’i paketonim tendat. Ishin dy tenda dhe e ktheva kokën majtas, pashë një ari duke e ngritur kokën, ishte i madh, jargët i rridhnin nga goja. Ariu ulëriu dhe vrapoi drejt nesh. Shikova prapa, ariu ishte duke na ndjekur. U ngjitëm rreth 50 metra dhe e pamë vendin ku ishin tendat. E pamë trupin dhe ariu po qëndronte aty. Po ia copëtonte dhe po ia kafshonte trupin”, shtoi ai. Ky dëshmitar dhe dy të tjerë arritën të iknin, por Starkov, turist nga Moska, u kap nga ariu.
Një zëdhënëse e Komitetit Hetues Rus tha se trupi i viktimës nuk është gjendur ende. “Është një zonë shumë e paqasshme”, tha Yulia Arbuzova.


