Kërkoi lehtësim mase me pretendimin se ishte sëmurë, Apeli i GJKKO lë në burg Fatos Tushen

Aktualitet

Kërkoi lehtësim mase me pretendimin se ishte sëmurë, Apeli i

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi vazhdimin e arrestit ndaj Tushes, ish vartësve të itj dhe dy biznesmenët e arrestuar për favorizim në tendera.

 Së bashku me Tushen në qeli mbetën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Të pandryshuara masat mbetën edhe për ish vartësit e Tushes të dyshuar për shpërdorim detyre, favorizim në tenderat dhe tjetërsim të pronës publike.

 Ish krybashkiaku i Lushnjes u arrestua 3 javë më parë në një operacion  të prokurorisë së posacme kundër krimit e korrupsionit, ndërsa si prova ndaj tij ishin edhe një sërë përgjimesh.

 Ku sipas SPAK Tushe ndërhynte për ndërtimet pa leje e favorizoi kompani të caktuara për ti dhënë tenderat për pastrimin e dy kanaleve vaditëse.

 Me argumentin se Tushes i rrezikohej jeta në qeli dhe kishte sëmundje të ndryshme ai kërkoi lirinë por kjo kërkesë u refuzua nga prokuroria e cila kërkoi të mbetet në qeli.

ME TE LEXUARAT