Pallati Mbretëror nuk e respektoi testamentin e Princeshë Diana, “shkelën” kërkesat e saj të fundit

Testamenti i Princeshë Dianës u “shkel” nga familja mbretërore, duke mos i dëgjuar kërkesat e saj. Mediat britanike shkruajnë se Diana e firmosi testamentin e saj 4 vite para se të vdiste, dhe pasi u divorcua, ndryshoi disa herë.
Sipas mediave britanike, Diana në testament, deklaroi se 75 përqind e bizhuterive dhe pasurisë së saj duhet të ndahej midis Princit Ëilliam dhe Princit Harry, ndërsa 25 përqindja e mbetur do të shpërndahej midis 17 fëmijëve të saj shpirtëror.
Në testament, ajo ka kërkuar pjesa tjetër e pasurisë së saj, 21 milionë, e cila do të ishte ekuivalente me 25,8 milionë dollarë sot, do t’u jepej nga gjysma princërve derisa secili të bëhej 25 vjeç.

Dëshirat e saj të fundit u shkelën. Në dhjetor të vitit që ajo vdiq, kërkesat e saj nuk u respektuan. Të dy princat nuk do të merrnin pjesën e tyre të pasurisë së nënës së tyre deri në moshën 30 vjeç, dhe jo 25 siç kishte vendosur ajo, ndërsa ajo nuk ndau në mënyrë të barabartë me fëmijët e saj shpirtëror 25% të bizhuterive dhe pasurisë së saj. Por në vend të kësaj secili prej tyre morën si suvenir vetëm një bizhuteri, e cila në fakt u zgjodh nga ekzekutuesit e testamentit.
Ndërkohë që një total prej 150 sendesh nga sendet e saj kanë udhëtuar nëpër botë si pjesë e një ekspozite të organizuar nga vëllai i Princeshës Diana, Earl Spencer. Të ardhurat e mbledhura ishin më shumë se 2 milionë dollarë, me familjen e princeshës që pretenduan se ishin dhuruar në një bamirësi të krijuar në kujtesën e saj.


