Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë së PS-së, ja kujt i besohet Tirana

Politikë

Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe gjatë Asamblesë
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në drejtimin politik të qarqeve.

Një prej ndryshimeve është ai në Tiranë, ku drejtimi politik do t’u besohet Ervin Demos dhe Albana Koçiut.

Vendimet për riorganizimin e drejtuesve politikë vijnë në kuadër të përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ndërsa Rama po përcakton ekipin që do të koordinojë strukturat e partisë në qarqe.

Tirana, si një prej qarqeve me peshën më të madhe elektorale, do të ketë kështu dy drejtues politikë, Ervin Demon dhe Albana Koçiun.

Ndryshimet janë bërë të ditura gjatë Asamblesë, e cila pritet të përcaktojë edhe drejtimet kryesore të organizimit të socialistëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion