Tragjedi në Greqi gjatë shuarjes së zjarrit, shembet ndërtesa dhe zë poshtë zjarrfikësit

Kosovë&Rajon

Tragjedi në Greqi gjatë shuarjes së zjarrit, shembet

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas shembjes së një pjese të ndërtesës ku po ndërhynin për shuarjen e një zjarri në zonën e Zefyrit, në Atikë të Greqisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të shtune, më 14 nëntor, në një objekt të braktisur në rrugën Katsantoni. Gjatë operacionit, një pjesë e brendshme e ndërtesës u shemb papritur, duke zënë poshtë dy efektivët që ndodheshin brenda.

Pavarësisht përpjekjeve për t'i shpëtuar, dy zjarrfikësit u nxorën të pajetë nga rrënojat. Ndërkohë, efektivi i tretë, i cili fillimisht rezultonte i zhdukur, u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe raportohet se ka marrë plagë të lehta.

Alarmi në Qendrën Operacionale të Shërbimit Zjarrfikës u dha rreth orës 11:40. Në vendngjarje u angazhuan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete, si dhe forca të Njësisë Speciale të Menaxhimit të Fatkeqësive (EMAK).

Në zonë mbërritën gjithashtu dy njësi mjekësore të lëvizshme dhe dy ambulanca të EKAB-it për t'u ardhur në ndihmë të prekurve.

Ndërkohë, Ekipi i Hetimit të Krimeve të Zjarrvënies në Athinë po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta të tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion