“Nga sot PS është zyrtarisht në fushatë”, Klosi tregon vendimet që u morën në Asamblenë Socialiste

Politikë

“Nga sot PS është zyrtarisht në fushatë”, Klosi
Miratimi i platformës: Këshilltari i Bashkisë sime dhe fushata në çdo cep të Shqipërisë, ishin dy vendimet e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Asamblesë, Sekretari Organizativ Blendi Klosi bëri të ditur se nga sot PS është zyrtarisht në fushatë.

“Nga sot PS është zyrtarisht në fushatë. Kemi ndërtuar platformën që do shtrihet në çdo cep të Shqipërisë. Miratuam një platformë që kërkon një mënyrë krejt të re. Zgjedhjen e atyre që duan të kontribuojnë në këshillat bashkiakë, jo vetëm ata të zgjedhur nga forumet e partitsë.

Një forum i hapur publik ku gjithsecili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat bashkiakë të jetë pjesë e paltformës; këshilltari i bashkisë sime. Forumet e partisë të fillojnë në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane e rurale një diskutim për punët për Shqipërinë”.

Klosi theksoi se dy bashkëkryetarët e Bashkisë së Tiranës do të jenë Demo dhe Koçiu, ndërsa Manastirliu drejtuese politike

“Sa i përket drejtimit të Tiranës nga pikëpamja organizative u propozuan dy bashkëkryetarë në të gjitha bashkitë e vendit. Organizimi partiak do të ngelë i pandryshuar edhe pse bashkitë tani kanë karakter tjetër dhe drejtimi i Bashkisë së Tiranës do të jetë nga dy bashkëkryetarë, Koçiu e Demo, kurse drejtimi politik nga Manastirliu”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion