Tentoi të shtypte me makinë të riun dhe gruan e tij shtatzëne, burg për Taulant Mekollarin

Politikë

Tentoi të shtypte me makinë të riun dhe gruan e tij

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Taulant Mekollarin, të riun që u përfshi në nnjë sherr para dy ditësh në zonën e Astirit në kryeqytet.

39-vjeçari u përfshi në një sherr që nisi fillimisht me grushte me Glomir Malaj, e më pas, tentoi të shtypte me makinë atë dhe gruan e tij shtatzëne. Në pamjet e publikuara disa ditë më parë shihet momenti kur Taulant Mekollari, i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, i jep gaz makinës dhe i afrohet makinës së çiftit për ta përplasur, ndërsa dëgjohen ulërimat e të afërmes së tij, që i del para makinës për ta parandaluar, por fatmirësisht tërhiqet nga një burrë dhe shpëtohet.

Menjëherë, aty afrohen njerëz të tjerë, të cilët e nxjerrin nga makina. Ndërkohë, me precedentë penalë rezulton edhe shoferi tjetër Glomir Malaj, për plagosje të lehtë me dashje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion