950 masa administrative në një javë në Durrës, arrestohen 4 shoferë dhe procedohen 5 të tjerë

Aktualitet

950 masa administrative në një javë në Durrës,

Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë vendosur gjithsej 950 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

18 masa për parakalime të gabuara;

373 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

4 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

63 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

5 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

87 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

400 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion