Rusia nuk ndalet, bën planin për të nisur një stacion hapësinor në 2025

Rusia ka njoftuar se do të nisë punën për një stacion hapësinor. Lajmi u bë me dije nga kreu i agjencisë ruse të hapësirës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) u nis në vitin 1998 nga agjencitë hapësinore ruse dhe amerikane, dhe është përshëndetur për bashkëpunimin e tij shembullor që përfshin shumë vende.
Lidhur me këtë, zyrtarët rusë kanë deklaruar se mund të tërhiqen nga ky plan në vitin 2025.
Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se marrëveshja e saj me partnerët ndërkombëtarë mbaron në 2024. Një vendim mbi të ardhmen e ISS do të merret me kushtin e moduleve të saj teknikë, të cilët “kanë arritur fundin e jetës së tyre të shërbimit”, dhe mbi planet e Rusisë për stacionin e vet të shërbimit orbital.


