“Ne nuk harrojmë”, protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Aktualitet

“Ne nuk harrojmë”, protestuesit bllokojnë rrugën e

Ka nisur protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion