Jasmina "i rikthehet" historisë me Andin, deklarata e fortë: Kush dëshiron të...

Showbiz

Jasmina "i rikthehet" historisë me Andin, deklarata e fortë:

Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit është hapur sërish tema e ndarjes nga Andi.

“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.

“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.

Po ashtu kur është pyetur nëse është në një lidhje, ajo nuk ka dhënë një përgjigje shumë të qartë.

“Thjesht nuk jam më e disponueshme”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Jasmina "i rikthehet" historisë me Andin, deklarata e fortë:

Më herët ajo ka treguar se me Andin nuk ka folur më që nga ditëlindja e Fationit, duke i dhënë duart njëri-tjetrit.

“Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur Jasmina duke i vënë pikat mbi “i” kësaj çështjeje.

Jasmina "i rikthehet" historisë me Andin, deklarata e fortë:

Jasmina vendosi të dilte çift me Andin nga “Për’puthen”, por historia e tyre përfundoi shumë shpejt. Xhelozia dhe grindjet e shpeshta u bënë shkak që ata të ndanin rrugët me njëri-tjetrin. U përfol se këngëtarja Diona Fona, me të cilën Andi bashkëpunoi për një këngë, ishte arsyeja kryesore pse ata të dy u ndanë. Mirëpo e ftuar në “Soiree” disa javë më parë Diona ka treguar se mes saj dhe Andit nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë përtej shoqërisë e punës.

“Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq”, u shpreh Diona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion