“Ia thashë se në politikë aktet bëhen në kohën e duhur”, Grida Duma tregon bisedën dhe prapaskenat me Elisa Spiropalin

Deklaratat e Elisa Spiropalit në emisionin “Top Story” gjatë intervistës me moderatoren Grida Duma — kjo e fundit ka folur për to në programin “Goca dhe Gra”.
Duma deklaroi se Spiropali duhej t’i kishte treguar kundërshtimet e saj në një moment tjetër politik, veçanërisht kur vendosi të abstenonte për çështjen e imunitetit në Parlament.
Moderatorja theksoi se pozicioni politik dhe momenti kur bëhen deklaratat ndikojnë në mënyrën se si ato interpretohen nga publiku. Ajo shtoi se në politikë është e rëndësishme që qëndrimet dhe kundërshtimet të artikulohen në momentin e duhur.
Më tej, Grida Duma foli edhe për konkurrencën brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se “lufta brenda llojit është më e keqja”.
“Shiko, unë e thashë edhe gjatë emisionit, por edhe kur e kam përcjellë, siç ndodh me prapaskenën e një prime-time-i që ka ngarkesa të shumëfishta në fakt. Domethënë, së pari, njerëzit nuk kuptojnë që ka shumë regjistra aty brenda. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është i njëjti si kur ishte kryetare Kuvendi. Regjistrat sipas rënieve dhe ngritjeve janë të ndryshëm psikologjikisht, emocionalisht. Unë jam partizane, e njoh politikën. Jam gjithmonë partizane e bërjes së gjësë së duhur në momentin e duhur.
Pra, nëse do të bësh goditje dhe të thuash të vërtetat e tua, brenda ose jashtë partisë, duhet bërë në kohën e duhur. Kur të ndodhë gjëma politike, thënia nuk të vlen plotësisht. Nëse do të bësh politikë, të njëjtën gjë mjafton ta thuash në një kohë më të mirë politike — je shumë më tepër politike sesa personale. Elementi i parë; i dyti më pas është se unë personalisht nuk kam menduar se të bësh politikë me emra brenda llojit është e vlefshme gjerësisht — është e vlefshme për grupin tënd.
Duket si një lojë zilish: pse nuk jam unë? Në një moment ia thashë Elisës — unë e thashë — që ti po i thua Ramës: Pse zgjodhe atë dhe s’më zgjodhe mua? Sigurisht, ajo tha një sekret publik, që gishtin e kishte vendosur ndaj një personi tjetër në parti, që ishte një grua tjetër. Që nuk e thoshte me kohë, për mua e bëri gabim; duhet ta thoshte në momentin që vendosi të mos votojë për dhënien e imunitetit në Parlament, të thoshte që unë jam kundër kësaj dhe të mos rrinte tek abstenimi dhe fshehja e votës. Nëse i bëre këto, duhet të dalësh ta thuash pse; e ke hedhur gurin, e ke bërë goditjen, duhet ta argumentosh.
Padiskutim, unë besoj që lufta brenda llojit është më e keqja, që ajo e ka pësuar atë betejë nga rivalet e veta, kjo nuk ka asnjë dyshim. Që në politikë, sidomos në podiumin e parë — se te gratë duket, por tek burrat është më e fortë. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është siç ishte”, deklaroi Grida Duma.


