"Benzi" përfshihet nga flakët në lëvizje në aksin Korçë-Pogradec

Aktualitet

"Benzi" përfshihet nga flakët në lëvizje në

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pirg, ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ishte aksidentale.


“Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion