Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia largon me forcë qytetarët: “Nuk na lënë të protestojmë as këtu!”

Aktualitet

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia largon me

Policia ka ndërhyrë sërish ndaj protestuesve që po qëndronin në mënyrë paqësore në trotuarin përpara Kryeministrisë, duke i larguar me forcë nga zona pranë godinës së qeverisë.

Sipas raportimeve, efektivët iu janë afruar qytetarëve dhe u kanë kërkuar të largohen, pavarësisht se ata po qëndronin në trotuar.

Ndërhyrja ka shkaktuar pakënaqësi dhe kundërshtime nga ana e protestuesve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje arsyen e largimit të tyre.

Qytetarët pretendojnë se policia nuk i lejon të protestojnë në Bulevard dhe se tashmë po i largon edhe nga trotuari përpara Kryeministrisë, duke u mohuar, sipas tyre, hapësirën për të shprehur qëndrimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion