Dendias paralajmëron Turqinë: Nëse vazhdoni me kërcënimet, do të ketë pasoja

Bota

Dendias paralajmëron Turqinë: Nëse vazhdoni me

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shprehet se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që të dënojnë veprimet turke. Sipas tij, kjo gjë është arritur pasi shumë shtete kanë dënuar kërcënimet e Turqisë.

Ai theksoi se më tej se koha e Perandorisë Osmane ka përfunduar me kohë dhe se Turqia duhet të respektojë fqinjët e saj.

“Qëllimi ynë ishte të dënojmë veprimet turke si brenda KB dhe Këshillit të Sigurimit, ashtu edhe në nivelin e Bashkimit Evropian.

Dhe ky qëllim mund të them se u arrit pavarësisht hezitimeve të shprehura nga disa shtete. Gjithashtu u bë e qartë se nëse Turqia vazhdon sjelljen e saj delikuente do të ketë pasoja…Më në fund duhet kuptuar Turqia se nuk mund të sillet sikur të ishim në shekullin e 18 -të ose 19 -të.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion