Fansi e gjykon se ka kënduar në dialektin kosovar, Elvana Gjata i tregon vendin (Foto)

Showbiz

Fansi e gjykon se ka kënduar në dialektin kosovar, Elvana Gjata i

Këngëtarja Elvana Gjata ka pasur një përplasje virtuale me një fans.

Fansi e gjykon se ka kënduar në dialektin kosovar, Elvana Gjata i

Ai ka komentuar në një postim të këngëtares, duke e gjykuar që këndon me dialektin Kosovar.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

Por këngëtarja nuk e la këtë koment pa një replikë. “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.

Elvana këtë vit ka ardh me një sërë këngësh dhe me një bashkëpunim me këngëtarin Kosovar, Ylli Limani.

ME TE LEXUARAT