Arrestohen 2 persona në Berat për kultivim kanabisi

Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Berat për kultivim kanabisi

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari L (B) S., banues në Fier ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit i ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjithashtu policia  ka arrestuar 58-vjeçarin A.O., banues në lagjen Kushtrim pasi ka ndihmuar 55-vjeçaron duke i vënë në dispozicion banesëne tij kundrejt pagesës.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat/Informacion- Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion