Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Ilir Metën, ish-presidenti kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit
Këtë të premte është zhvilluar në Apelin e GJKKO-së seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkonte shfuqizimim e vendimit të pezullimit të afateve të paraburgimit nga data 1 tetor deri në datën 15 tetor.
Afatet e paraburgimit për ish-Presidentin ishin pezulluar, pas dështimit të seancave gjyqësore, për shkak të bojkotit të avokatëve kundër rregullores së re censuruese të GJKKO-së.
Meta ka qënë i pranishëm në seancat e zhvilluara për dosjen në ngarkim të tij dhe ka pretenduar se nuk ka qenë faji i tij për dështimin e seancave për shkak të bojkotit, ndërkohë që ai ka pranuar të vijojë pa avokat.Apeli i GJKKO-së ka shtyrë vendimin për në datën 25 nëntor, në orën 8:50.


