Revolucioni i Flamingove, protesta vazhdon prej 130 ditësh: Nesër tubim para Kuvendit

Aktualitet

Revolucioni i Flamingove, protesta vazhdon prej 130 ditësh: Nesër

“Revolucioni i Flamingove” ka shënuar ditën e 130-të të protestës në Tiranë, me pjesëmarrësit që kanë përsëritur kërkesat e tyre për largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe akuzuan klasën politike për situatën në vend.

Gjatë protestës, qytetarët deklaruan se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë fjalimeve, protestuesit bënë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e së enjtes para Kuvendit.

Tubimi i nesërm pritet të zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, pasi në Kuvend pritet të diskutohet dhe të votohet reforma territoriale. Në draftin e propozuar nga Partia Socialiste parashikohet riorganizimi i hartës administrative, përfshirë shkrirjen e 15 bashkive.

Protestuesit e kanë cilësuar këtë proces si një çështje që prek drejtpërdrejt komunitetet vendore dhe kanë kërkuar që qytetarët të jenë pjesë e vendimmarrjes për ndryshimet territoriale.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë vijuar marshimin në disa prej rrugëve të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre dhe duke ftuar qytetarët t'u bashkohen protestave të radhës.

ME TE LEXUARAT