Aksidenti në Bulgarec të Korçës, makina përplasi këmbësorin, ndërron jetë në spital 18-vjeçari (EMRAT)

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një 'Benz' në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Florian Matraku u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit, Leonardo Skënderasi, është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


