Spahiu: Vetëm në Shqipëri ndodh, presidenti nuk del në mbrojtje të kushtetutës por të gruas së vet

Politikë

Spahiu: Vetëm në Shqipëri ndodh, presidenti nuk del në

Presidenti Ilir Meta është sulmjuar një ditë më parë nga ish- kreu i Alenancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Në një intervistë televizive, ai foli për daljen e Metës për fushatë elektorale, që sipas tij, ai duhet të dalë vetëm njëherë në vit për ndonjë situatë të jashtëzakonshme, jo 24 orë në ditë.

 

 “Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman,  italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë. Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.

ME TE LEXUARAT