Homazhe për ish-shefin e policisë Vlorë Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve përcillet sot në banesën e fundit

Aktualitet

Homazhe për ish-shefin e policisë Vlorë Ermal Lulaj, babai i tre
Familjarë, miq dhe kolegë zhvillojnë homazhe në nderim të Ermal Lulajt, ish-Shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë.

41-vjeçari kishte një karrierë shumëvjeçare në Policinë e Shtetit, ku shërbeu në disa qytete dhe mbajti edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Skraparit. Lulaj ishte baba i tre fëmijëve. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka tronditur familjen dhe kolegët e tij.

Në këtë ceremoni është i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në përfundim të homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt Varrezave të Fierit, ku do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së 41-vjeçarit në banesën e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:00 të së hënës, në autostradën “100 Vjetori”, në aksin Fier-Vlorë. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte Lulaj, u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Përplasja rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ndërroi jetë në vendin e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të rëndë pësoi dëmtime dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me A

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion