"Të heqim qafe Ramën", kryeministri: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Politikë

"Të heqim qafe Ramën", kryeministri: Partitë janë

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetme qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën.

Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

ME TE LEXUARAT