Sot nisin agjërimin besimtarët myslimanë, nuk mungon urimi i kryeministrit Rama
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 07:52
Aktualitet

Nuk ka munguar urimi i kryeministrit Edi Rama, për besimtarët myslimanë që sot nisin agjërimin, në muajin e Ramazanit. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:
"Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit.”
Ndërkohë që dy ditë më parë, ministria bëri me dije se do zgjatet fasha e qarkullimit në vend, me dy orë, një mënyrë kjo lehtësuese edhe për besimtarët myslimanë, të cilët do kryejnë faljen në xhami.


