Zbardhen dënimet në Hagë, çfarë vendosi Gjykata Speciale për Thaçin dhe katër të akuzuarit?

Ka përfunduar seanca nga gjyqi në Hagë, ku u shpall aktgjykimi për 5 të akuzuarit në çështjen e pengimi të drejtësisë.
Dënimi i’u dha në fillim, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili ndaj tij u mor vendimi për 17 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët.
Më pas, Gjykata Speciale ka dënuar edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun me 12 muaj burgim për secilin, ndërsa për Hajredin Kuçin, Gjykata ka shqiptuar dënimin me një muaj burgim me kusht.
Dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës 1-vjeçare të provës.
Ndërkohë, organi gjyqësor shpalli të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë, dhe gjyqtari Christopher Gosnell urdhëroi lirimin e tij pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar.
Me vendimet e marra në këtë seancë, kapitullohet gjyqi në Hagë.


