Hakeri shqiptar që tronditi botën e videolojërave, pranon fajësinë për vjedhjen e GTA VI tre ditë para lançimit të lojës

Aktualitet

Hakeri shqiptar që tronditi botën e videolojërave, pranon
Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj industrisë së videolojërave, ka pranuar fajësinë për hakimin e kompanisë Rockstar Games, e njohur për serinë Grand Theft Auto.

Kurtaj u deklarua fajtor të hënën në Gjykatën e Woolwich në Londër, për sulmin kibernetik të kryer në vitin 2022, gjatë të cilit arriti të vidhte rreth 90 video me pamje të papërfunduara të lojës GTA VI.

Ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë rast është mënyra se si u realizua sulmi. Edhe pse ndodhej në lirim me kusht dhe nën mbrojtjen e policisë, 21-vjeçari përdori një pajisje Amazon Fire Stick, televizorin e një hoteli dhe një tastierë për të hyrë në sistemet e kompanisë.

Sipas Rockstar Games, sulmi shkaktoi dëme që arrijnë në rreth 5 milionë dollarë, përfshirë kostot e rikuperimit të sistemeve dhe të dhënave.

Kurtaj do të njihet me masën e dënimit në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, lajmi vjen vetëm tri ditë përpara lançimit të shumëpritur të GTA VI, i cili është parashikuar për më 19 nëntor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion