Më takon ti mua apo të turret partia?! Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm të Korcës

Politikë

Më takon ti mua apo të turret partia?! Rama tregon bisedën me

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur te korces, Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.

Rama tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.

“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dyu lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar.

Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje.

Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’.

E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua?

Ti m the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion