Akuzat e Petro Koçit, flet Subashi: SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit

Politikë

Akuzat e Petro Koçit, flet Subashi: SPAK nuk ka qenë në zyrat e

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka thyer heshtjen pas akuzave të Petro Koçit për tenderat në këtë qytet. Ai është shprehur se SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit.

Para pak ditësh deputeti Petro Koçi ka përshkruar një situatë të rëndë për atë që ndodh në qytet. Në një status në Facebook, Koçi tha se trafikantët e drogës po pastrojnë paratë përmes dhunës dhe kërcënimeve duke pastruar paratë e tyre me taksat e qytetarëve të Fierit. Koçi nuk përmend emra, por duket se në qendër të akuzave është kryetari i Bashkisë Armando Subashi që normalisht kontrollon financat e qytetit.

Deklarata e Subashit

Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu je duke abuzuar. Nuk i bën dot këtë diversione me PS. Në asnjë momente në deklaratat e Koçit nuk është bërë asnjë sinuatë me bashkinë. Ne nuk jemi kundër edhe ne i mbështesim. Ku ka shkelje secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Por meqë ma bërë këtë pyetje pa dyshim që për mua ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave. Me dashje apo dashje janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim dhe ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet kundër kryetarit të Bashkisë ky është një lajm. SPAK nuk ka qenë në bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë.

ME TE LEXUARAT