Çfarë po ndodh në Beograd? Milaim Zeka: Vuçiç i përfshirë në një skemë kriminale, po...

Analisti Milaim Zeka ka folur në “Top Talk” për Aleksandër Vuçiç duke zbuluar se është përballë një skandali pasi rezulton se ka porositur një mafie që të bluajë njerëzit në një makineri për bluarjen e mishit. Zeka tha se personat e arrestuar kanë deklaruar se veprimet janë kryer me urdhrin e presidentit serb dhe ministrit të punëve të brendshme.
“Ndoshta keni lexuar që Vuçiçi ndodhet para një skandali në Serbi. Nëse nuk ke dëgjuar, po e them në mënyrë telegrafike. Vuçiçi me aparatin e tij shtetëror ka porositur një bandë të mafias serbe dhe kanë marrë një shtëpi me qira dhe atje i kanë bluar njerëzit në një makinë për bluarjen e mishit. Njerëzit që janë arrestuar kanë deklaruar se çdo gjë është bërë me urdhrin e presidentit serb Vuçiç dhe ministrit të punëve të brendshme dhe Albin Kurti ka pasur favor të madh që të paraqitet në këtë forum se nuk është i shantazhuar”, tha Zeka.
Ndër të tjera, Zeka u shpreh se nuk e priste mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Forumin Ekonomik të mbajtur në Shkup. Sipas tij, Albin Kurti ka shkaktuar dëm në Kosovë me mungesën e tij pasi do tu bënte thirrje kompanive të rajonit që të investonin në Kosovë.


