Biznesi largohet nga Raiffeisen, mbylli llogaritë jo aktive, banka i mban komision edhe për marsin 2024!

Një ditë më parë, publikuam denoncimin e një biznesi që vendosi mbylljen e llogarive në lekë dhe në euro pranë Raiffeisen Bank Albania, për shkak se ato i ishin bërë jo aktive pa lajmërim duke e penguar në ushtrimin e aktivitetit, ndërkohë që komisioni mujor mbahej vazhdimisht.
Si pasojë e pamjaftueshmërisë së gjendjes nga mospërdorimi, njëra nga llogaritë, ajo në lekë, kishte përfunduar me gjendje negative. Për këtë arësye, përfaqësuesit e biznesit që denoncuan rastin, fillimisht kanë tentuar të kryejnë transfertë me qëllim që llogaria të mos mbetej në gjendje negative por pasi nu kia arritën, sepse llogaria nuk mund të përdorej, kontaktuan me bankën.
Në mungesë të një zgjidhje të dhënë nga banka, dhe për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të gjendjes negative të llogarive, përfaqësuesit e biznesit u paraqitën ditën e sotme me 20 mars 2024 në një nga degët e Raiffeisen Bank.
Biznesi largohet nga "Raiffeisen Bank": Morën para nga llogaritë e mia edhe pse jo aktive!
Pasi u identifikua, përfaqësuesi i bankës shpjegoi problematikën dhe punonjësit e shërbimit e adresuan tek arka. Pasi shkoi aty, punonjësja i tha se duhej të paguante 784.95 lekë. Përfaqësuesi i biznesit kërkoi shpjegim për faktin se gjendja e llogarisë sic tregohet edhe në këtë foro të datës 19 mars 2024 ishte saktësisht – 428.48 lekë. Ai theksoi se kishte menduar se duhej të paguante gjendjen minus, për ta zeruar llogarinë me qëllim mbylljen e saj.
Kjo iu pohua nga punonjësja e bankës, e cila shtoi më tej se duhej të paguhej edhe një shumë shtesë prej 350 lekë. Klienti kërkoi shpjegim për këtë pagesë shtesë dhe arkëtarja i tha se ishte komisioni i llogarisë për muajin mars 2024!
Në denoncimin e tij klienti pyet se si është e mundur të mbahet komision mujor llogarie në datën 2 të një muaji, pra kur muaji nuk është mbushur, dhe kur komisioni i muajit paraardhës ëstë mbajtur në 29 shkurt 2024?!
Pyetja tjetër e klientit është si ka mundësi, që nga momenti i hyrjes në bankë derisa u largua, askush nuk e pyeti pse po i mbyllte llogaritë që kishte hapur rreth 15 vjet më parë duke e zhvendosur aktivitetin e vet në bankat tjera?
Absolutisht, sipas tij një pyetje e tillë mungoi, ndonëse nuk mungoi këmbëngulja e bankës pëe ti mbajtur edhe komisionin e muajit të fundit të llogarisë jo aktive prek kohësh edhe pse me matematikë, Raiffeisen Bank duhej të mbante të paktën 2/1 e komisionit pasi llogaria po mbyllej në ditën e 20 të muajit dhe jo në ditën e fundit.







