"Drejtoresha vodhi klientët, pastrim parash ruse, vonesa e parave", Inteligjenca Artificiale "kap" skandalet e Raiffeisen Bank
Inteligjenca artificiale po gjen gjithnje e me shume hapesire ne te gjitha fushat nderkohe qe krahas Chat GPT (versioni freee me databaze deri ne janar 2022) e shfrytezueshme eshte edhe platforma e ngjashme e Bing, Capilot With GPT-4 e cila ka informacione te perditesuara deri aktualisht pasi kerkimin e ben online bazuar ne burimet ekzistuese.
Pas sinjalizimeve te vazhdueshme per problematika, dhe se fundi, edhe per nxjerrjen e fitimeve ne miliona euro jashte Shqiperise, ne e pyetem kete platforme ne gjuhen shqipe me pyetjen:
A ka pasur skandale Raiffeisen Bank ne Shqiperi?
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dhe pergjigja e platformes, ishte domethenese, duke renditur disa, por jo te gjitha denoncimet qe media ka bere ndaj kesaj banke vitet e fundit.
Pergjigja e Capilot With GPT-4:
Po, Raiffeisen Bank Shqipëri ka patur disa skandale dhe ngjarje të diskutueshme. Këtu janë disa prej tyre:
Skandali i Vjedhjes së Parave nga Drejtoresha: Një skandal i njohur ka të bëjë me vjedhjen e qindra mijëra euro nga llogaritë bankare të klientëve. Drejtoresha e një dege të Raiffeisen Bank në Tiranë është akuzuar për organizimin e një skeme vjedhjeje në bashkëpunim me disa arkëtare.
Skema e vjedhjes është zbatuar për disa muaj me radhë, dhe klientët janë vjedhur fillimisht në shuma të vogla, pastaj në shuma të mëdha. Skandali është mbajtur i fshehtë për të ruajtur imazhin e bankës dhe për të mbajtur në gjumë klientët1.
Skandali i Pastrimit të Parave nga Rusia: Në vitin 2018, Raiffeisen Bank u përfshi në një skandal të pastrimit të parave që origjinojnë nga Rusia. Skandali u zbulua fillimisht në bankat e gadishullit skandinav, por më pas infeksioni kapi edhe Austrinë. Banka u akuzua se ka përfituar pjesë kryesore të transfertës së parave ruse, duke arritur në 977 milionë dollarë. Kjo ngjarje shkaktoi debate dhe kritika ndaj bankës2.
Refuzimi i Dhënies së Parave në Kohë: Një sipërmarrës i njohur, Gjergj Luca, ka denoncuar bankën për mosdhënien e parave në kohë. Ai ka akuzuar Raiffeisen Bank se jo vetëm tallet me klientët, por abuzon duke mos i dhënë paratë në kohë3.
Platforma e Bing, e cila ndryshe nga Chat GPT ka te dhena te perditesuara pertej janarit 2022, pra deri ne ditet aktuale, jep edhe burimet konkrete ku e ka marre informcionin ne pergjigjet qe ka dhene.
Ajo qe eshte per tu habitur, eshte se ne asnje nga skandalet, banka ne fjale nuk ka reaguar apo sqaruar publikun dhe kjo nuk dihet si mund te kuptohet, si shkepuetje nga realiteti, moskokecarje, frike, apo...?!