“Lajthit” bankomati i Raiffeisen Bank në Tiranë, s`jep paratë, “nxjerr sekretet”
Nje bankomat i Raiffeisen Bank në Tiranë është cakorduar keq teksa një qytetar kishte shkuar të tërhiqte paratë e tij.
Sipas videos së bërë publike nga JOQ, qytetari ka qenë duke tërhequr 50 mije lekë dhe kishte futur kartën në bankomat, në kohën që ka ndodhur lajthithja.
Ai është përballur me pamjen sistemit kompiuterik të bankomatit, ku qartësisht dalloheshin nga rruga, lista direktorish e dokumentesh, që lidhen me bankën, me sistemet e saj dhe me klientët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Erdha në bakomat, futa kartën, do nxittja 50 mijë lekë, por nuk po dilnin se dikush nga pas hyri.
Dukej si një vjedhje, kur pashë që diskush nga pas po lozte me këto folders, nuk kam parë kurrë që dikush të shfaqë informacionet e bankomatit kështu, për fat ishte një polic aty sepse kisha frikë se do më vidhnin kartën”, thotë qytetari në video.
Cdokush me informacion minimal, e di se bankat punojnë me sisteme komputerike, dhe madje, edhe bankomatet janë një kompiuter që punon 24 orë në 24 për të ofruar shërbim.
Por zakonisht ndërhyrjet në to, kur është e nevojshme për proramim, restart, apo ndërhyrje të tjera bëhen duke e nxjerrë përkohësisht nga shërbimi bankomatin, dhe duke i njoftuar klientët për këtë.
Ga ana tjetër, pamjet në video nuk tregojnë dicka vërtët konfidenciale të publikuar, por nga ana tjetër është për tu theksuar se aty, shfaqet lista e programeve që përdor sistemi i bankës, përfshirë antivirusin dhe softvvare të tjera.
Kjo situatë së pari është në dëm të klientit që ka kaluar një eksperiencë jo të mirë teksa është përballur me ndërhyrjen në një kohë që kishte shkuar të tërhiqte paratë e tij dhe së dyti, njohja me programet e bankës, si sistemet e punës apo antivirusi, është një fakt që mund të keqpërdoret nga personat me qëllimë dashakeqe.