"Zgjohet" Banka e Shqipërisë, i heq licencën kontraktorit që mblidhte kreditë e këqija të "Raiffeisen Bank"

Nga Rrjeti

"Zgjohet" Banka e Shqipërisë, i heq licencën

Subjekti "Micro Credit" qe ka menaxhuar vitet e fundit si pale e trete kredite e keqija te Raiffeisen Bank eshte penalizuar nga Banka e Shqiperise duke i pezulluar licencen e aktivitetit ne Shqiperi.

Vendimi eshte bere publik me 5 mars 2024, ne faqen zyrtare te Bankes se Shqiperise.

Aty njoftohet se Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin për pezullimin e licencës së subjektit, “Micro Credit Albania”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Micro Credit Albania i është pezulluar licenca dhe në dhjetor të vitit të shkuar për një periudhë 12 muaj, por i është lejuar të administrojë protofolin e kredive që ka patur dhe borxheve të blera më parë.

"Zgjohet" Banka e Shqipërisë, i heq licencën

"Departamenti i Mbikëqyrjes, në muajt nëntor – dhjetor 2023, kreu një ekzaminim të plotë të këtij subjekti, me qëllim vlerësimin e situatës pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit. Ekzaminimi evidentoi se gjatë periudhës njëvjeçare, subjekti nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues.

Gjatë kësaj kohe janë adresuar një pjesë e vogël e rekomandimeve të ekzaminimeve të mëparshme, ndërkohë që janë evidentuar përsëri shkelje të kërkesave rregullatore. Ndër më kryesoret, Departamenti i Mbikëqyrjes ka vlerësuar:

dhënien e informacionit të pasaktë dhe jo të plotë në raportime periodike, në regjistrin e kredive dhe gjatë ekzaminimit në vend, paraqitjen e pasaktë të gjendjes financiare, (mos)klasifikimin e klientëve sipas kërkesave rregullatore për rrezikun e kredisë, mangësi të elementeve të transparencës gjatë plotësimit të akt- marrëveshjeve me klientët, etj", thuhet ne vendim.

Bashkë me pezullimin e licencës, “Micro Credit Albania” i është ndaluar dhe ristrukturimi i borxheve.

Banka e Shqipërisë vendos: Pezullimin e licensës së

Në vendimin e Bankës së Shqipërisë i lejohet vetëm shitja e portofolit të kredive të blera më parë të shoqëritë e tjera të borxhit.

Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016.

Megjithëse është i licencuar për të gjitha format e kredidhënies, aktiviteti i kompanisë ka konsistuar kryesisht në blerjen e kredive të këqija prej institucioneve të tjera financiare dhe mbledhjen e tyre nga debitorët.

VENDIMI:

Departamenti i Mbikëqyrjes, në përputhje me parashikimet e nenit 37, pika 1, shkronja “c” të rregullores nr. 2 datë 17.1.2013 “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, nëpërmjet shkresës me Nr. 851, datë 5.2.2024, vlerësoi të propozojë pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së subjektit “Micro Credit Albania”
deri në datë 30.6.2024, duke i lejuar subjektit gjatë kësaj periudhe vetëm shitjen e portofolit të kredive tek palë të treta, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet, si dhe të reflektojë menjëherë në ulje të detyrimit të klientit çdo pagesë të detyrimit nga ana e tij duke bërë dhe përditësimet përkatëse në Regjistrin e Kredive.

Gjatë kësaj kohe subjekti nuk mund të kryejë ristrukturim të kredive.

Në zbatim të procedurës të parashikuar në nenet 92 dhe 93 të ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenin 39 të rregullores “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 2, datë 17.1.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar, me anë të shkresës Nr. 7399/3 Prot., datë 25.1.2024, subjekti “Micro Credit Albania” është njoftuar për masën e propozuar dhe për periudhën brenda të cilës duhet të shprehej me shkrim mbi këtë masë.

Subjekti nuk ka reaguar ndaj këtij njoftimi brenda periudhës së parashikuar në nenin 92 të ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” (5 ditë).

Në përfundim, duke vlerësuar se gjetjet e konstatuara nga Departamenti i Mbikëqyrjes përbëjnë shkelje të nenit 35, pika 1, shkronja “b”, “d”, “e”, “i”, “l” dhe “m” të rregullores “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 2, datë 17.1.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,
e ndryshuar, bazuar në nenet 98, 99 dhe 100 të Kodit të Procedurave Administrative, në nenet 37 dhe 38 të rregullores “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, miratuar me vendimin nr. 2, datë 17.1.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar si dhe të shtojcës nr. 3, pika 4 të rregullores “Për
përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”, miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr.36, datë 26.5.2010, i ndryshuar;

VENDOSA:
1.
Pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së kredidhënies (përfshirë këtu edhe blerjen e kredive të reja, apo ristrukturimin e atyre ekzistuese), për të cilën është licencuar me licencën nr. 38, datë 9.5.2016 subjekti financiar jobankë “MICRO CREDIT ALBANIA” deri në datën 30.6.2024.
2.
Gjatë kësaj periudhe, subjektit “MICRO CREDIT ALBANIA” i lejohet vetëm: të shesë portofolin e kredive tek palë të treta, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet, të reflektojë menjëherë në ulje të detyrimit të klientit çdo pagesë të detyrimit nga ana e tij duke bërë dhe përditësimet përkatëse në Regjistrin e Kredive.
3.
Subjekti “MICRO CREDIT ALBANIA” ka të drejtë të paraqesë ankim pranë Guvernatorit brenda 15 ditëve sipas parashikimeve të nenit 93 të Ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.
4.
Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes me ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
5.
Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi, në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
GUVERNATOR
GENT SEJKO

Lidhja e Micro Credit me Raiffeisen Bank

Qytetarët dhe bizneset që kanë marrë kredi pranë “Raiffeisen Bank” po përballen me një seri peripecish të cilat në finale po u marrin më shumë kohë dhe para duke u shkaktuar stress e duke ua bërë jetën më të vështirë.

“Lajmifundit.al” ka mësuar nga dokumente gjyqësore, se prej vitesh tashmë, “Raiffeisen Bank” ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me një shoqëri të quajtur “Micro Credi Albania” sh.a.

Ajo që nuk dinë kredimarrësit e bankës “Raiffeisen Bank” është se në rast se vonojnë këstet e kredive, apo nuk i paguajnë ato, përballja e tyre do të jetë pikërisht me këtë shoqëri të quajtur  “Micro Credi Albania” sh.a.

Nga dosjet që ka shqyrtuar redaksia e “Lajmifundit.al” rezulton se janë me qindra qytetarët që janë dërguar gjykatave nga kjo shoqëri, për kreditë që kanë marrë tek “Raiffeisen Bank”.

Në një prej rasteve, citojmë:

"Zgjohet" Banka e Shqipërisë, i heq licencën

Pala paditëse Shoqëria “Micro Credi Albania” sh.a., ka lidhur një kontratë për Kalim Kredie në datë 15.11.2016 me personin e tretë Raiffesien Bank sh.a. veprim juridik sipas legjislacionit në fuqi, me objekt kalimin dhe njohjen e detyrimeve të këtij portofoli kredish nga palët debitore nga “Micro Credi Albania” sh.a.

Faksimile e gjyqit te hapur nga "Mincro Credit" me nje prej qytetareve qe ka marre kredi tek "Raiffeisen Bank". Emri i qytetarit eshte ruajtur ne respekt te te dhenave personale
Ky pretendim mbështetet në provën shkresore kontratë për kalim kredie. Pjesë e këtij portofoli kredish është kredia e marrë pranë personit të tretë nga i padituri. Nga personi i tretë ky kalim kredish i është njoftuar të paditurit në datën 18.11.2016 me anë të shkresës nr. 659 protokolli ndërkohë që nga ana e palës paditëse të paditurit i është njoftuar me shkresën nr.2224/1 prot. datë 12.12.2016.

“Persekutoi” qytetarët me borxhet, Banka e Shqipërisë i heq licencën kontraktorit të “Raiffeisen Bank” 

Siç del nga dokumentacioni, kryqëzuar edhe me informacionet e burimeve tona, banka “Raiffeisen” ka vendosur që “kreditë e këqija”, (ato kredi për të cilat qytetari apo biznesi nuk paguan dot këstet në kohë ose nuk i paguan fare), t`ia kalojë shoqërisë “Micro Credi Albania” sh.a.

Ajoq ë nuk u ka treguar kjo bankë klientëve të saj, është se shoqëria me të cilën “Raiffeisen” ka nënshkruar kontratë për të mbledhur paratë e kredive të këqija, është nën hetim nga shteti shqiptar për abuzime të rënda dhe për shkelje ligjore.

Po kështu, vetëm pak muaj më parë, Banka e Shqipërisë i ka hequr licencën shoqërisë “Micro Credi Albania” sh.a. të kontraktuar nga “Raiffeisen Bank”,  pikërisht për tu përballur direkt me qytetarët dhe për të mbledhur paratë që ata nuk paguajnë për kreditë e marra tek “Raiffeisen”.

Pervec kontraktorit, Raiffeisen Bank eshte prekur fundvitin e kaluar nga skandali i vjedhjes se parave te klienteve nga drejtoresha e deges ne Kombinat, por per kete ceshtje Banka e Shqiperise ka bere nje sy qorr duke qendruar e fjetur.

ME TE LEXUARAT