Drejtoresha u zhduk me paratë e klientëve, ngjarja në Raiffeisen Bank trondit besimin te institucionet
Precedenti i rende i ndodhur ne "Raiffeisen Bank" ku drejtoresha e deges se Kombinatit ka vjedhur parate nga llogarite e klienteve dhe eshte zhdukur, duket se po vendos ne prove institucionet shqiptare.
Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës, duke pervetesuar parate e tyre.
Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit. Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndonese po behet nje muaj qe kur mediat denoncuan skandalin, nuk ka asnje deklarate zyrtare qe pohon apo qe mohon e aq me teper qe sqaron ate cfare ka ndodhur.
Ceshtja eshte shume serioze pasi pas shendetit, me rendesi per qytetaret eshte pasuria e tyre, parate e tyre, si nje interes dhe e drejte themelore e njeriut.
Banka e Shqiperise, institucionet kontrolluese dhe rregullatore ende nuk kane asnje prononcim apo mase per ngjarjen.
Po keshtu, policia dhe prokuroria kane zgjedhur te qendrojne ne heshtje duke mos shpallur asnje vendim te tyre nese po e verifikojne apo po e hetojne rastin.
Ne kete situate, pyetja qe shtrohet eshte: Ku mund te drejtohen qytetaret e prekur direkt nga ngjarja? Perse i paguajne taksat? Cfare duhet te bejne ata qe nuk jane prekur por qe kane parate e tyre ne Raiffeisen Bank?
Secili mund ti jape vete pergjigjet e ketyre pyetjeve, te cilat me siguri kane interes publik dhe si te tilla, duhet te marrin pergjigje nga institucionet publike.
Ngjarja merr permasa nderkombetare dhe i kalon kufijte e Shqiperise, pasi te prekur jane edhe shtetas te huaj me qendrim ne Shqiperi te cilet kane pasur parate e tyre ne kete banke.
Arkëtarja e përfshirë në skemën e zhvatjes- sipas mediave- ka zbuluar se pre e vjedhjes së parave nga llogaritë kanë qenë klientë shqiptarë dhe të huaj. Por ndërkohë që paratë e qytetarëve janë prekur, zyra e shtypit e bankës, në një përgjigjje për median nuk e mohoi vjedhjen.
Mesa duket, edhe ne kete rast shpresa e vetme eshte se pikerisht keta shtetas te huaj do te denoncojne ne vendet e tyre apo do e vendosin nen presion institucionet shqiptare per ta hetuar rastin. Mos-hetimi deri ne kete faze i ceshtjes eshte nje barre e rende pergjegjesie per kedo qe ligji e ngarkon me kete rast.
Raiffeisen Bank eshte denoncuar edhe me heret per sulmet kibernetike qe pesoi, per nderprerjen e sherbimit per klientet, per radhet e gjata, per komisionet e larta te sherbimeve dhe nje seri ceshtjesh te tjera, te cilat kane mbetur pa pergjigje.