Thyhet siguria e Raiffeisen Bank, zhduken 200 mijë euro, në skenë ish-punonjësi i mikro kredive

Raiffeisen Bank bëhet sërish pjesë e një historie të çuditshme e cila besohet se ka prekur paratë e dhjetëra llogarive në këtë institucion bankar.
Në “Kontrast” është raportuat se dy zyrtarë të bankës, janë paraqitur më 29 korrik 2026 në dyert e policisë së shtetit duke denoncuar “zhdukjen” e të paktën 200 mijë eurove nga dhjetëra llogari të kësaj banke.
Sipas asaj që raportohet mediatikisht, më shumë se 40 klientë të çuditshëm rezultonin se kishin tërhequr herë pas here shuma të vogla parash, më së shumti nga 100 euro, kur nuk kishin fare depozita apo llogari të mbushura me para. Në kohë të ndryshme, ata i kishin marrë bankës rreth 200 mijë euro, të paktën me këtë shumë ka nisur denoncimi pasi hetimi mund të zbulojë një skandal edhe më të madh.
Inxhinieri R. Z, i dyshuari kryesor në këtë skemë, sipas medias, kishte vënë re një anomaly Në orët e vonëta të natës. Sistemi i Raiffeisen në këto orë të lejonte të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.
Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Këtë, R.Z e kishte diskutuar me shokun e tij, E. M, që kishte punuar për mikrofinancën Kredo.
Ai kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.
Një listë me më tepër se 40 persona dorëzuan përfaqësuesit e Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës.
Ajo çka bien ë sy është se sistemi i sigurisë së kësaj banke, për të disatën herë është thyer keq, me një “vrimë” nga e cila përvetësuesit e parave kanë kaluar me dhjetëra herë pa u vënë re duke i dhënë skandalit përmasa akoma më të mëdha.
E habitshme është se si, instiucionet rregullatore në vend si Banka e Shqipërisë dhe të tjerat nuk reagojnë dhe nuk vendosin pikat mbi i, duke krijuar kështu dyshime për një pakt të heshtur favorizues për Raiffeisen Bank. Ky institucion financiar ishte në qendër të skandalit të “mikro kredive” një skemë mashtruese e përvetësuese e cila kredimarrësit e bankës I përplasi në dyert e insticuioneve abuzuese tek të cilat transferoi dosjet e “kredive të këija”. Skema rezultoi me bllokimin e pasurive të qytetarëve shqiptarë për vite me radhë, me përvetësimin e shumave disa fish më të mëdha se kreditë që kishin marrë dhe me tragjedi si ajo e vetëvrasjes para dyerve të SPAK.
Lajmifundit ka denoncuar në vazhdimësi bazuar në dokumente origjinale gjyqësore çështje të tjera problematike me Raiffeisen por me përjashtim të denoncimeve nga qytetarët, dhe sensibilitetit të krijuar prej tyre, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.


