"Reiffeisen Bank" sulmohet për herë të dytë brenda muajit, tenton të fshehë rrezikun
Raiffeisen Bank eshte gjunjezuar nga hakerat per here te dyte brenda nje muaji duke lene klientet pa sherbime ne te gjithe Shqiperine.
Ne kohen kur kjo banke reklamon sherbimet dixhitale, ne fakt, ka ndodhur krejt e kunderta. Pikerisht sherbimi kryesor i saj, website, eshte jashte funksioni tashme prej 48 oresh.
Lajmifundit.al verifikoi mbremjen e djeshme me 12 tetor 2023, se faqja e Raiffeisen Bank ishte onffline.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fillimisht nderfaqja e Cloudflare tregonte se faqja e bankes ishte "nen sulm" dhe me pas, nese provohej serish, website i Raiffeisen Bank, permes te cilit klientet individe dhe biznes mund te aksesojne llogarite permes internet banking, shfaqej njoftimi se serveri kishte rene si pasoje e nje errori.

Kjo situate vazhdoi gjate gjithe nates ndersa ne oret e para te mengjesit te sotem, "talentet" e kesaj banke kishin gjetur nje zgjidhje tjeter.
Nese klikoje ne "Raiffeisen pike al" faqja ku drejtohesh jashte deshires tende, eshte: https://www.rbinternational.com/en/raiffeisen.html, pra webi nderkombetar i Raiffeisen Bank qe nuk ofron asnje sherbim per Shqiperine dhe nga i cili klientet nuk mund te perdorin llogarite e tyre.

Kjo eshte hera e dyte qe Raiffeisen Bank sulmohet ne menyre kibernetike brenda muajit te fundit duke lene klientet pa sherbime.
Raiffeisen Bank behet keshtu e vetmja banke ne Shqiperi se ka perjetuar dy here radhazi sulme te tilla qe kane paralizuar sherbimet dhe prezencen e saj online.
Ajo qe eshte shume e habitshme, eshte se si nje banke qe pretendon standarde te larta sherbimi, nuk ka publikuar asnje sqarim, njoftim apo orientim per klientet e saj ne keto dite qe po i le pa sherbim e qe per me teper, po rrezikon llogarite dhe parate e tyre.
Ajo qe eshte shqetesuese eshte niveli deri ku ka arritur sulmi dhe aksesi i hakerave pasi dihet qatesisht se website qe eshte tashme i rrezuar, eshte i lidhur me sistemin e bankes dhe ndervepron me krejt databazen e gjendjes se llogarive dhe te transfertave.
Mungese totale transparence, Raiffeisen Bank deshmoi edhe me 23 shtator 2023 kur u sulmua dhe doli jashte funksionit, por klientet u njoftuan vetem pas dy ditesh pasi qartesisht rrezimi nga sulmi ishte tentuar te minimizohej ne efektet dhe kohezgjatjen e tij./lajmifundit.al