Kthesë e papritur e motit nesër / Rrebeshe shiu dhe reshje intensive në këto qarqe, temperaturat pësojnë rënie

Aktualitet

Kthesë e papritur e motit nesër / Rrebeshe shiu dhe reshje intensive

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

Temperaturat maksimale parashikohet të rrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s.

ME TE LEXUARAT