Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim Paraqitje”/ Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin, çfarë pritet tani

Politikë

Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim Paraqitje”/ Gjykata

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Seanca, e cila ishte parashikuar të zhvillohej për shqyrtimin e kësaj kërkese, nuk është përmbyllur me një vendim dhe gjykata ka vendosur ta shtyjë shqyrtimin për një moment tjetër.

Berisha kërkon që masa e vendosur ndaj tij të hiqet. Kryedemokrati nuk ka qenë i pranishëm në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e re për shqyrtimin e kërkesës dhe të vendosë nëse masa “Detyrim Paraqitje” do të mbetet në fuqi apo do të shfuqizohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion