“Kam ngrënë vezë, flas edhe pa mikrofon!” / Erion Braçe shpërthen në Kuvend, rrezikon masë disiplinore

Në seancë plenare vijojnë diskutimet për ndarjen territoriale dhe shkrirjen e bashkive. I radhës në foltoren e Kuvendit mbajti fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka vijuar të flasë edhe pas përfundimit të kohës dhe fikjes së mikrofonit.
Pas njoftimit nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, Braçe u shpreh se do të vijojë me fjalën e tij edhe pa mikrofon.
“Flas dhe pa mikrofon, s'ka problem, se kam ngrënë vezë”, tha Braçe.
Ndërkohë nga ana tjetër, zëvendëskryetarja i tërhoqi vëmendjen dhe i kërkoi të lirojë foltoren e Kuvendit.
"Ju tërheq vëmendjen të lironi foltoren. Po pengoni zhvillimin e seancës, ju lutem lironi foltoren. Lironi foltoren most ë kalojmë te masa tjetër displinore, vërejtja”, tha Kushi.


