Takim me familjarët e të lënduarve në Kroaci, deputetja e prekur: I ati nuk mundi të njohë fëmijën e tij

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ditën e sotme ka folur për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës. Në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi në T7”, Ermina Lekaj ka thënë se është duke qëndruar me disa familjarë të personave që u aksidentuan dje.
“Jam me disa familjar, po nuk e kam pa të arsyeshme që unë të ju tregoj që anëtarët e familjes së tyre e kanë humbur jetën, jam munduar që t’i drejtoj të vjen dikush ta shikojnë si është situate. Sipas të dhënave që kam pas, një baba nuk ka mundur që ta njohë fëmijën e vet në gjendje si e ka pa, drejtpërdrejtë kam fol me babanë e saj, është shumë e dhimbshme nuk kam fjalë se si ta përshkruaj. Pacientët që janë në trajtim, do të mbesin në trajtim në spitalin e Kroacisë, të gjitha shpenzimet sa i përket pacientëve gjitha këto shkojnë në llogari të shtetit kroat”, tha ajo.

Aksidenti në Kroaci i mori jetën 10 emigrantëve kosovarë që udhëtonin nga Gjermania.


