Abuzoi seksualisht me një vajzë, arrestohet autori në Kosovë

Kosovë&Rajon

Abuzoi seksualisht me një vajzë, arrestohet autori në Kosovë

Policia e Gjilanit ka arrestuar një person, i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një vajze, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije. Sipas njoftimit të policisë, e abuzuara ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në komisariat.

“DHUNIM /Gjilan, 25.07.2021-00:30-07:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT