81-vjeçari “tapë” në timon përplaset me shtyllën, arrestohet nga policia, në pranga edhe 4 të tjerë

Aktualitet

81-vjeçari “tapë” në timon përplaset me

Durrës – 5 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht janë arrestuar: B. N., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjyakata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;

E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. Z., 81 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor;


S. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion