Greqia vijon ndihmat, pas Shqipërisë i dhuron Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza vaksinë

Kosovë&Rajon

Greqia vijon ndihmat, pas Shqipërisë i dhuron Maqedonisë së

Greqia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza të vaksinës anti- Covid. Mësohet se kjo sasi do mbërrijë në Shkup këto ditë. Lajmin e dha ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes rrjeteve sociale.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të doja të shpreh falënderime deri tek populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë tek ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinave po zhvillohet në kohë dhe në pajtim me këtë imunizimi i popullatës po rrjedh mirë. Apeloj që sa më shumë qytetarë të paraqiten në vakcinacijamk”, shkruan ai.

Ndërkohë, Greqia si vend i Bashkimit Europian, është angazhuar të ndihmojë me vaksina vendet fqinje Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut teksa ka me Turqinë kanë nënshkruar marrëveshje për të njohur vaksinat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion