Pamje nga vendngjarja, shtylla e tensionit të lartë u këput në mes

Aktualitet

Pamje nga vendngjarja, shtylla e tensionit të lartë u këput

ROSKOVEC
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë paradite në Roskovec, ku dy elektricistë humbën tragjikisht jetën, teksa ranë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, por trupat e pajetë të elektricistëve Gjergji Duka dhe Bashkiam Saliasi vijojnë të jenë në vendngjarje.

Dalin pamje nga vendngjarja, ku duket se shtylla e tensionit të lartë është këputur, në momentin që dy elektricistët kanë qenë duke punuar në të, duke iu marrë atyre jetën menjëherë. Ata po punonin prej ditësh në këtë zonë për largimin e shtyllave, që kishin dalë jashtë funksionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion